Sot gjatë debatit në Kuvend, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka ofenduar deputeten e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, duke i thënë se është i pakuptimtë epshi saj për të marrë vëmendje. Kundër kësaj gjuhe ofenduese kanë reaguar deputetët e partive opozitare. Një vërejtje, sa për të thënë diçka ia ka drejtuar edhe kryekuvendari, Glauk Konjufca. I thashë se ofendimet të shkojnë për shtati, u shpreh deputetja Ariana Musliu – Shoshi, duke e ka pyetur Bislimin se kur do të japë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi ai vetë kishte deklaruar se kur kjo qeveri e ndryshon qëndrimin për Asociacionin dhe thotë se do të krijohet me kompetenca ekzekutive ose pa ato, Besnik Bislimi nuk është më në dialog. Në atë çast Besnik Bislimi ka ulur veshtë dhe ka zgjedhur të heshtë, pasi deputetja, Ariana Musliu ia ka lëshuar një fjalim të kryeministrit, Albin Kurti, kur ai dëgjohet të thotë se “ka asociacion” nga marrëveshja e Ohrit.