leoni

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Maqedonia e Veriut.

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Maqedonia e Veriut

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar një delegacion nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Tahir Hani, si dhe Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për Gjuhët. Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë takim u diskutua në lidhje me bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të siguruar zbatim të plotë të Ligjit për Gjuhët. Kosova do ta ndihmojë përgatitjen dhe përkthimin në gjuhën shqipe të legjislacionit atje. Duke e konsideruar si shumë të rëndësishëm për shqiptarët miratimin e Ligjit për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut, zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se Kosova do të jetë në dispozicion për t’iu përgjigjur kërkesave të Shkupit për ta ndihmuar zbatimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …