Enver Hoxhaj

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nga takimi i Berlinit mund të ketë vetëm mesazhe, jo marrëveshje

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nga takimi i Berlinit mund të ketë vetëm mesazhe, afate kohore apo propozime për lëvizjen e dialogut Kosovë-Serbi, por jo marrëveshje. Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, takimi që do të mbahet në Berlin në fund të muajit, ku marrim pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, është më shumë rikthim i procesit të Berlinit. Hoxhaj tha se nga ai takim mund të ketë vetëm afate kohore, apo propozime për lëvizje të dialogut Kosovë-Serbi. Ai tha se takimi është më shumë rikthim i procesit të Berlinit, ku Parisi mendon që Bashkimi Evropian duhet të thellohet e të konsolidohet dhe gjermanët mendojnë që Bashkimi Evropian duhet edhe të zgjerohet në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …