Zëvendës-kryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë në Strasburg të Francës, ku ka zhvilluar takime me deputetë të Parlamentit Evropian. Në takimet me eurodeputetë, Hoxhaj ka deklaruar se dialogu me Serbinë varet nga liberalizimi i vizave për Kosovën. Ai ka takuar kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme , Dejvid Mek Allister, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës, sa i përket liberalizimit të vizave, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e tij që pasi që Kosova t’i kryejë detyrat e saj të brendshme të krijohet një momentum brenda Parlamentit Evropian, që liberalizimi i vizave t’u jepet qytetarëve të Kosovës brenda vitit 2018. Për këtë temë, Hoxhaj ka diskutuar edhe me mbështetësen e madhe të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, eurodeputeten Tanja Fajon, si dhe eurodeputetin sllovak Eduard Kukan.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …