Zëvendës-kryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu. Fillimisht, ambasadori Braathu e ka uruar zëvendëskryeministrin Limaj për formimin e institucioneve dhe në të njëjtën kohë ka ofruar mbështetjen e misionit të OSBE-së për institucionet e Kosovës. Ndërsa, zëvendës-kryeministri Fatmir Limaj e ka vlerësuar lart kontributin e misionit të OSBE-së në Kosovë. Po ashtu, Limaj e ka çmuar ndihmën e miqve ndërkombëtar dhënë Kosovës. Në këtë takim është diskutuar edhe për temat si reforma elektorale, bashkëpunimi pozitë-opozitë si dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …