Zëvendes-kryeministri i vendit njëkohësisht, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Connell. Në këtë takim është diskutuar edhe për gjendjen e tanishme politike në vend. Limaj e njoftoi ambasadorin britanik për angazhimet e Nismës për Kosovën në kuadër të përgjegjësive në Qeverinë e Kosovës, thuhet në njoftimin e Nismës për Kosovën. Kryetari Limaj ka falënderuar ambasadorin O’Connell për përkrahjen e vazhdueshme që Britania e Madhe ka dhënë për Kosovën, duke kërkuar thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …