Besnik Bislimi

Zëvendës-kryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, ndodhet në Bruksel

Sot në Bruksel pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, e cila do të ketë në fokus zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit. Kështu ka njoftuar zyra për media e Besnik Bislimit. Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Ohër, e cila po kërkohet nga Brukseli që të implementohet. Pjesë e agjendës pritet të jetë edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Pos takimeve të nivelit të lartë, Kosova dhe Serbia në Bruksel takohen edhe në nivel kryenegociatorësh.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …