Zëvendës-kryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO, Mimi Kodheli, ka folur për tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes se reciprocitetit për tabelat e automjeteve. Ajo ka siguruar se nuk do të ketë konflikt pasi KFOR është në Kosovë për t’i siguruar kufijtë dhe paqen. Lidhur me ultimatumin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Kodheli ka thënë se askush nuk i vendos kushte NATO-s. Besoj se vizita e kryeministrit Rama ka qenë sa e domosdoshme dhe mesazhe të rëndësishme. Qëndrimi i Shqipërisë është ai, Kosova është në anën e drejtë të historisë. Nuk i futemi marrëveshjeve, pse është filluar me targat e jo me diçka tjetër. Nuk besoj që jemi këtu për gjëra të vogla. Jemi për gjëra madhore. Gjëja më madhore është paqja dhe stabiliteti në rajon dhe njohja e Kosovës. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj një procesi aspak të thjeshtë, por të mundur për të ndodhur. Besoj se do të vijë dita për të folur për projekte të përbashkëta”, ka thënë zëvendës-kryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO, Mimi Kodheli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …