Zëvendës-ministri i Tregëtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi: Krahasuar me vitin paraprak të bërit biznes në Kosovë është në trend pozitiv

Faton Thaçi: Krahasuar me vitin paraprak të bërit biznes në Kosovë është në trend pozitiv

Në një intervistë për TV Diellin, zëvendës-ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Faton Thaçi ka potencuar faktin se krahasuar me vitin paraprak të bërit biznes është në trend pozitiv, sepse edhe stimulimi i të bërit biznes është motivuar. Sfide ka qenë mungesa e kredi-marrjeve. Tani fondi kreditor e lehtëson marrjen e kryesisë për të bërë biznes. Gradualisht barrierat po eleminohen, meqë ne po zhvillojmë takime me biznese vendore për të marrë nga ta identifikimin e problemeve, pastaj në harmoni me miratimin e ligjeve i bëjmë specifikacionet. Ministria e Tregtisë dhe industrisë ka adresuar çështjet të ndryshme dhe disa nga to janë në proces të zgjedhjes por nëse vazhdohet edhe më tej kjo qasje nga autoritetet shqiptare dhe kur të gjitha format e dialogut të jenë shterur atëherë MTI do të shqyrtojë trajnimin e njëjtë kundrejt bizneseve të Shqipërisë, respektivisht trajtim reciprok. Eksporti nga Kosova në Shqipëri për vitin 2016 ka qenë 42 milion euro, ndërsa në vitin 2017 ka qenë 60 milion euro. Ndërsa importi nga Shqipëria në vitin 2016 ka qenë 116 milion euro, ndërsa në vitin 2017 152 milion euro, ka theksuar ndër të tjera zëvendës-ministri, Faton Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …