Ambasada amerikane në Tiranë jep lajmin se zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer, do të zhvillojë këtë të martë një “vizitë virtuale” në Shqipëri, në fokus të së cilës do të jenë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, si dhe Reforma në Drejtësi. Gjatë kësaj vizite, Palmer do të takohet me zyrtarët më të lartë të politikës shqiptare, si kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha, si dhe me ata që ambasada i cilëson “kampionët e reformës në drejtësi”.
