leoni

Zëvendës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana thotë se është koha që Kosova e Serbia të bëjnë kompromise

Zëvendës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana thotë se është koha që Kosova e Serbia të bëjnë kompromise

Zëvendës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Geoana, bëri të ditur se ka biseduar me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Ai gjatë bisedës me Lajçakun ka thënë se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise. NATO mbështet fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme diplomatike me Beogradin dhe Prishtinën, nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian. Angazhimi ynë për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe KFOR-in, është i fortë ka shkruar Geoana. Të shtunën më 18 mars, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe  kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Ohër, ku nuk përjashtohet mundësia që ta nënshkruajnë një marrëveshje mbi aneksin e zbatimit të propozimit franko-gjerman, për të cilin janë pajtuar në takimin e fundit në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …