Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe ministri Mehaj u takuan me Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes për Politika, në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sasha Baker. Në këtë takim, u bisedua lidhur me tema të ndryshme e rendësi të veçantë, si për progresin e FSK-së, rolin e Republikës së Kosovës në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimin e qeverisë në situatën aktuale gjeopolitke, luftën në Ukrainë, etj. Me këtë rast, znj. Baker shprehu vlerësim të lartë për qasjen dhe kontributin e Republikës së Kosovës, sidomos në evakuimin e refugjatëve afganë dhe gatishmërinë për të trajnuar dhe pranuar refugjatë ukrainas. Republika e Kosovës është e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me çdo shtet anëtar të NATO-s që beson në vlerat demokratike dhe në lirinë e kombeve”, tha më tej Ministri Mehaj duke shtuar se qëndrimi i Republikës së Kosovës dhe përparimi që FSK ka arritur me implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, por edhe qeverisjes qendrore në përgjithësi, bëjnë që shteti i Kosovës të perceptohet si një aleat i besueshëm i ShBA-së dhe shtet kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit.