Policët që kanë qenë të stacionuar në veri të Kosovës, janë zëvendësuar me disa të tjerë pas dy javëve që kishin qëndruar të bllokuar në mesin e barrikadave. Zëvendësimi i tyre është mundësuar nga misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX. Ata kanë thënë se kanë asistuar në këtë gjë, pas një kërkese që kanë pasur nga Policia e Kosovës. “Pas një kërkese formale të Policisë së Kosovës, më 24 dhjetor, EULEX-i shoqëroi një kolonë të policëve të rregullt të Policisë së Kosovës, të cilët bënin rotacion dhe zëvendësonin policët e rregullt në stacionin policor në Leposaviq”, thuhet në përgjigjen e EULEX.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …