leoni

Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota intervistohet sot nga prokurorët në Hagë

Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota intervistohet sot nga prokurorët në Hagë

Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, të dielën, nga Aeroporti “Adem Jashari”, pa bujë të madhe mediale dhe pa rrjete sociale, u nis për të dhënë dëshmi në Gjykatën Speciale në Hagë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për detyrat e veta në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Ai sot për tri orë do të merret në pyetje nga prokurorë të Dhomave të Veçanta. Para nisjes për Hagë, ai ka thënë se është i lumtur që i është dhënë mundësia – nga historia dhe nga bashkëveprimtarët e parë që të japë kontribut në shërbim të atdheut gjatë luftës së shenjtë të UÇK-së dhe pas saj për ndërtimin e institucioneve shtetërore të vendit tonë. “Edhe pse është bërë përpjekje që sa vjet të njolloset, lufta e UÇK-së nuk ka nevojë të mbrohet nga askush, sepse është e pastër, se atë e mbron lavdia e saj dhe gjaku i dëshmorëve të rënë për ta fituar lirinë. Ndërkaq, atdheut dhe popullit do t’i shërbej sa herë që kanë nevojë për mua. E ata që dyshojnë, për luftën e drejtë tonën, njerëzore dhe të pastër të UÇK-së, do të shkoj të dëshmoj kudo që më thërrasin”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …