Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, gjata hapjes së fushatës zgjedhore në Ferizaj ju ka thënë banorëve të këtij qyteti, se nuk përdor pozitën e tij si zëvendëskryeministër i Kosovës për të trafikuar vota. Ai tha se si Nismë rrallë flasin dhe rrallë flasin ndonjë fjalë të madhe, por se nëse flasin, atëherë e mbajnë fjalën.
“Ne nuk duam, nuk premtojmë dhe nuk do të angazhohemi që të marrim asnjë votë në emër të mashtrimit, ose sharjes dhe përbuzjes të taksapaguesve të Kosovës. E dëgjuat kandidatin tonë për kryetar, shpalosi programin e tij dhe nuk e dëgjuat asnjë fjalë duke u thirrur në emër të partisë së tij, që është në qeveri ose në emër timin. Nuk e dëgjuat asnjë fjalë nga Besniku, duke thënë e duke premtuar Ferizaj qitmani votën se unë këtu i kam ministrat, e kemi me bë këtë punë. Nuk do ta dëgjoni as nga unë si zëvendëskryeministër i vendit, sepse ne nuk e keqpërdorim pozitën tonë shtetërore për të trafikuar një votë më tepër”, tha ai.