Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ju ka deklaruar medieve greke se Qeveria e Kosovës do ta forcoj miqësinë me Greqinë. “Ne do të donim të forconim miqësinë tonë me Athinën dhe kemi treguar durim duke kontribuar në këtë marrëdhënie edhe kur njohja nuk ishte në tryezë. Tani që Serbia është angazhuar praktikisht për të njohur Kosovën dhe ngadalë po kupton se është më e mira edhe për të, Athina duhet të përfitojë nga ky momentum për të ndërmarrë hapin vendimtar dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor” ka deklaruar zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi për gazetën greke Kathimerini. Duke folur për marrëveshjen franko – gjermane, ai ka thënë se “për Kosovën kusht i domosdoshëm është normalizimi i plotë përmes njohjes reciproke, ndërsa për Serbinë kusht vendimtar është që Prishtina të pranojë të krijojë një Asociacion komunash, të banuara kryesisht nga serbët, që do t’u japë serbëve një shkallë autonomie”.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …