Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell. Ata biseduan për proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Limaj e njoftoi ambasadorin për punën e delegacionit si dhe për përgatitjen e platformës për bisedime me Serbinë. “Ishte pajtim i përbashkët se është shumë e rëndësishme që Kosova të flasë me një zë në këtë proces dhe platforma ta paraqesë zërin unik të Kosovës dhe ta reflektojë vizionin dhe pozicionin zyrtar të vendit në bisedimet me Serbinë”, ka thënë Limaj. Ai e ka falënderuar ambasadorin O’Connell për ndihmën e vazhdueshme që Britania e Madhe po jep për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës e ndërprenë grevën për shkak të rrethanave klimatike, pandemike e politike

Udhëtim falas në Prishtinë me biletë autobusi nga çdo qytet i Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Veton Prelvukaj, ka …