Zëvendëskryeministri Hoti: Në Prevallë jemi dakorduar për masat e menjëhershme që duhet të ndërmarrim

Zëvendëskryeministri Hoti: Në Prevallë jemi dakorduar për masat e menjëhershme që duhet të ndërmarrim

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbledhur të shtunën kabinetin qeveritar në Prevallë, ku është prezantuar dhe është diskutuar drafti i programit qeverisës. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se u në takimin e sotëm të Qeverisë janë definuar tri çështje. Sipas tij, bëhet fjalë për përmbylljen e programit qeverisës 2020 – 2023, diskutimin e problemeve që kanë gjetur në secilën ministri dhe dakordimin për masat e menjëhershme që duhet të ndërmerren.

“Sot në Sharr, në takim pune të Qeverisë, definuam tri çështje:
1. Përmbyllëm Programin Qeverisës 2020- 2023, që është program ambicioz por realist,
2. Diskutuam problemet që kemi gjetur në secilën ministri, që janë shqetësuese dhe në shumicën e rasteve me pasoja financiare për shtetin dhe për qytetaret dhe
3. U dakorduam për masat e menjëhershme që duhet të ndërmarrim”(sic.), ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …