Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në takimin e veçantë SHBA-Karta e Adriatikut në Zagreb, ku i pranishëm për herë të parë është edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis. Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka kërkuar para Sekretarit Mattis dhe shteteve anëtare që Kosova të bëhet me ushtri, meqë është gati dhe plotëson të gjitha parametrat për ta fituar të drejtën e një ushtrie të mirëfilltë. Ai ka fajësuar Serbinë për bllokadën politike duke i keqpërdorur deputetët serbë, megjithëse ka paralajmëruar fillimin e procesit të transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura. Po ashtu, Hoxhaj ka kërkuar anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën e Adriatikut, meqë për disa vite është vetëm si shtet anëtar vëzhgues. Kjo temë, e ngritur edhe nga shtetet e tjera, si Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia, është vlerësuar e domosdoshme që edhe Kosova të lëviz me tutje dhe organizata nga A5 të bëhet në A6. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mattis për herrë të parë po e viziton Ballkanin, duke marrë pjesë në këtë takim të veçantë SHBA-Karta e Adriatikut. Gjatë ditës, Hoxhaj i cili po shoqërohet edhe nga ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, pritet të takohet shkurt me Sekretarin Mattis.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …