Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar sot me ambasadoren jo-rezidente të Estonisë në Kosovë, Eve-Kulli Kala me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet në mes të dy shteteve dhe perspektiven euro-atlantike të Kosovës.
“Pata kënaqësinë ta takoj sot ambasadoren jo-rezidente të Estonisë në Kosovë, Eve-Kulli Kala, për të diskutuar marrëdhëniet tona bilaterale dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës. E falënderova për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Estonisë për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj në një postim të tij.