Enver Hoxhaj takon kryekuvendarin e Meqedonisë, Xhaferin: Zyrtarizimin e shqipes nuk mund ta ndalë askush

Enver Hoxhaj takon kryekuvendarin e Meqedonisë, Xhaferin: Zyrtarizimin e shqipes nuk mund ta ndalë askush

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar me agjendën e tij të takimeve në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoni, ku është pritur edhe nga kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi. Hoxhaj dhe Xhaferi kanë folur për nevojën e bashkëpunimit edhe më të madh mes Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe miratimin në parlament të ligjit për gjuhën shqipe atje. Ai e ka përgëzuar Xhaferin, dhe Kuvendin e Maqedonisë për këtë të arritur të cilën e ka quajtur historike, duke thënë se me gjithë refuzimin e presidentit që ta nënshkruajë ligjin, zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, nuk mund ta ndalë askush. “Miratimi në parlament i ligjit për gjuhën shqipe është një e arritur historike, për çka i përgëzoj deputetët që kanë votuar dhe kryeparlamentarin Xhaferi. Me gjithë refuzimin e presidentit për ta nënshkruar, zyrtarizimin e gjuhës shqipe nuk mund ta ndalë askush. Kjo është e drejtë fundamentale e shqiptarëve të Maqedonisë”, ka thënë Hoxhaj. Ai, po ashtu, ka takuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani, si dhe kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifin.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …