Enver Hoxhaj paralajmëron edhe masa tjera reciprociteti ndaj Serbisë pas taksës për produktet nga ky shtet

Zëvendeskryeministri Hoxhaj u kërkon ambasadorëve të BE-së qasje të balancuar për Kosovën në strategjinë e zgjerimit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar takimet me ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së, të akredituar në Prishtinë, të cilët i ka njoftuar me agjendën e Qeverisë së Kosovës në vitin 2018 në disa prej temave kryesore. Në takimet me ambasadorët e Greqisë, KonstantinaAthanassiadou, atë të Bullgarisë, Nedialtcho Dimitrov Dantchev, të Finlandës, Anne Huhtamäki, të Belgjikës, Jean-Louis Servais, të Holandës, Gerrie Willems. dhe të Çekisë, Ivo Šilhavý, zëvendëskryeministri Hoxhaj u ka kërkuar mbështetje për një qasje më të balancuar për Kosovën në strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor 2025.

“I falënderova shumë për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha këto vite. Po ashtu theksova lajmin e mirë që më në fund, BE-ja do të dal me një strategji të qartë të zgjerimit të saj me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025. Ky është një lajm i mirë megjithatë ua shpreha shqetësimet e Qeverisë së Kosovës përkitazi me disa aspekte të saj. U kërkova që të ketë një qasje të balancuar për të gjitha vendet dhe që gjatë dialogut Kosovë-Serbi, të dyja vendet të shpërblehen njësoj. Ashtu sikurse ka një kalendar kohor për Serbinë në agjendën evropiane, duhet të ketë edhe për Kosovën. Pra duhet të ketë edhe një afatizim të përmbushjes së agjendës evropiane edhe për Kosovën” ka thënë Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …