Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicërr. Ai po merr pjesë në Forumin e Crans Montana në Gjenevë, ku si panelist do të mbajë një fjalim në këtë forum, ku pastaj do të diskutohet për një reflektim global mbi mënyrat e nxitjes së bashkëpunimit ndërkombëtar për të përmbushur më së miri sfidat e Paqes, Zhvillimit dhe Stabilitetit. Në samitin botëror, i 30-të me radhë, tashme tradicional i Forumit Crans Montana po marrin pjesë më shumë se 100 burrështetas nga vendet e ndryshme botërore. Pjesëmarrës tjerë kryesor të panelit do të jenë Philippe Deuste-Blazu, zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Borut Pohor, president i Sllovenisë, ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, si dhe ministra, kryeministra të vendeve të ndryshme nga mbar bota përfshirë edhe autoritetet nga Zvicra dhe SHBA-të si dhe përfaqësues të Organizatave ndërkombëtare nga OKB, BE, OSBE, pastaj biznesmen dhe ekspert botëror të fushave të ndryshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …