Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se vdekja e profesor Shalës është humbje e madhe për vendin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se vdekja e profesor Shalës është humbje e madhe për vendin

Për nder të jetës dhe veprës së profesor dr. Mujë Shalës, i cili ka ndërruar jetë të hënën është mbajtur sot një mbledhje përkujtimore në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në këtë mbledhje, përpos familjarëve kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës, partive politike, profesorë dhe qytetarë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se vdekja e profesor Shalës është humbje e madhe për vendin. “Vdekja e prof. Mujë Shalës është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe për Universitetin e Prishtinës dhe shtetin e Kosovës. Familja Shala humbi një familjar të tyre, ndërsa Kosova humbi një mjek e profesor të madh”, ka thënë Limaj. Ai ka thënë se do t’i mungojnë këshillat dhe urtësia e Mujë Shalës. “Profë do të na mungojnë shumë urtësia, zemërgjerësia dhe këshillat tua. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës për të cilën kontribuove aq shumë! Prehu në paqe miku im!”, është shprehur Limaj. Sot në orën 17:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë (Dragodan) i jepet lamtumira e fundit prof. dr. Mujës Shalës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …