Kryetari i Nismës ka thënë se dita e sotme u madhështua edhe më shumë me prezencën e miqve tanë ndërkombëtarë të cilët 20 vite më parë u rreshtuan në mbrojtje të vlerave civilizuese. “Mirënjohje presidentit Klinton, kryeministrit Blair, sekretares Albright dhe Gjeneralit Clark. Mirënjohje për gjithë aleatët tanë perëndimorë. Lavdi e përulje të gjithë dëshmorëve të Kombit në krye me kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, vizioni dhe synimet tona janë Kosova pjesë e familjes evropiane e anëtarësuar në BE dhe në NATO”, ka shkruar Limaj.
