Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përgëzuar Rektoratin e UP-së për përgatitjet për mbajtjen e mësimit virtual. Ai thotë se me kënaqësi do të komunikojë me studentët dhe do t’i kompensojë orët e humbura. “Personeli i Universitetit të Prishtinës sot është njoftuar për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e mësimit virtual. E përgëzoj Rektoratin për ketë veprim shumë me vend në situatën e krijuar. Pres me padurim të jem në kontakt me studentet e mi për të kompensuar orët e humbura”, ka shkruar ai.