Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj inkurajon tregtarët të promovojnë prodhimet vendore

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj inkurajon tregtarët të promovojnë prodhimet vendore

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, vizitoi sot kompaninë “Meridian Express”, me qëllim të përkrahjes së prodhuesve vendor. Ai me këtë rast theksoi se qëllimi i kësaj vizite ishte fuqizimi i ndërtimit të partneritetit mes prodhuesve dhe atyre, të cilët e përcjellin mallin deri te konsumatori.Limaj tha se Qeveria e Kosovës ka prioritet stimulimin e prodhimit vendor, ndërsa shprehu kënaqësinë që kompania “Meridian Express”  po jep një mesazh përmes prodhimeve, të cilat janë cilësore dhe meritojnë të jenë aty ku duhet.

“Prodhimet vendore duhet të promovohen, sepse promovimi i prodhimit vendor nënkupton hapje të vendeve të reja të punës, shtim të buxhetit, por mbi të gjitha nënkupton shtimin e fuqisë së konsumatorit për të blerë’, tha Limaj, duke inkurajuar tregtarët që të promovojnë prodhimin e vendit tonë.

Aitha se Qeveria mbështet ekonominë e Kosovës, dhe në këtë mënyrë ai siguroi tregtarët dhe prodhuesit që kjo frymë optimiste që ka filluar, do ta ketë mbështetjen e fuqishme të institucioneve. Përfaqësuesi i kompanisë “Meridian Express”, Agon Gashi, tha se vizioni i kompanisë është të ofrojë përkrahje për prodhuesit vendorë. Ai foli edhe për ngritjen e cilësisë së prodhimeve vendore dhe u zotua se kompania e tij do të jetë e hapur për bashkëpunim me prodhuesit vendor të cilët i plasojnë produktet e tyre në tregun kosovar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …