Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj gjatë debatin parlamentar për përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga EQAR, ka thënë se duhet të ketë koncensues nacional për çështjen e arsimit. Ai duke folur për përjashtimin e përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga Regjistri Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart, ka thënë se gjendja e arsimit në Kosovë është jo e mirë. “Jemi shumë të hapur dhe kërkojë ndihmën e të gjitha grupeve parlamentare. Ejani të bëhemi bashkë për çështje nacionale si kjo e arsimit”, është shprehur Limaj.
