Zëvendëskryeministri Limaj dhe ministri Shala marrin pjesë në përurimin e asfaltimit të zonës ekonomike në Therandë

Zëvendëskryeministri Limaj dhe ministri Shala marrin pjesë në përurimin e asfaltimit të zonës ekonomike në Therandë

Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj së bashku me ministrin në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala kanë marrë pjesë sot në përurimin e asfaltimit të zonës ekonomike në Shirokë të Therandës, zonë kjo e cila ka mbi 160 hektarë dhe mbi 70 biznese të cilat operojnë në të. Limaj tha se kur kanë vizituar për herë të parë këtë park, ka qenë në gjendje të tmerrshme, për çka tha se kanë dhënë edhe premtim që të kompletojnë gjithë infrastrukturën që i duhet 73 kompanive. Sipas tij, sot po i dhurohet Suharekës një projekt i jashtëzakonshëm, duke hapur mundësi edhe për vende të reja të punës. E ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se kjo zonë ka qenë e harruar për 10 vjet me rradhë nga dora e shtetit. Krahas kësaj, tha se premtimi që kishte dhënë Limaj para dy viteve, tashmë veç se po realizohet. Mes tjerash, Shala tha se janë duke investuar edhe në tri zona tjera ekonomike, me qëllim që të lehtësohen kushtet e të bërit biznes në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …