Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në një takim njohës ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny. Gjatë takimit, Limaj ka njoftuar diplomaten suedeze për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës në raport me dialogun Kosovë-Serbi. Në këtë kontekst, Limaj ka thënë se dialogu është i paalternativë. “Është në interesin e dy vendeve që në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi të arrihet ujdia për mbylljen e temave të hapura dhe ky proces të kulmojë me njohjen reciproke mes dy vendeve. E falënderova ambasadoren për ndihmën e vazhdueshme që shteti mik suedez po i jep Kosovës duke e ftuar për thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy vendeve”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …