Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve

Zëvendëskryeministri Limaj, e paralajmëron Serbinë se Kosova mund të aplikojë reciprocitet edhe për targat e automjeteve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar Serbinë se Kosova mund ta marrë edhe një masë tjetër ndaj saj, pas vënies së taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe. Limaj ka thënë në një emision televiziv, se Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar aplikimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve. Ai ka theksuar se një masë e tillë mund të merret shumë shpejt, duke thënë se ministritë kompetente do të jenë të gatshme. Sipas Limajt, reciprociteti do të detyronte automjetet me targa të Serbisë që t’i ndërronin ato me targa të përkohshme, para se të hynin në territorin e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …