Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Gjermani. Mësohet se Limaj gjatë ditës së sotme do të zhvillojë takime të rëndësishme në Bundestagun gjerman, në Zyrën e Kancelares Merkel, si dhe në Ministrinë e Jashtme. Vizita e Limajt në Gjermani është konfirmuar edhe nga zyra e këtij të fundit, por pa dhënë shumë detaje. Ai do të takohet edhe Johann Wadephul, deputet në Bundestag, nënkryetar i fraksionit CDU-CSU dhe raportues për Ballkanin Perëndimor. Ndërsa, pas takimit pritet të mbajnë edhe një konferencë për media. Kjo vizitë e Limajt po ndodhë vetëm disa ditë pas mbajtjes se samitit të Berlinit të organizuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron
