Zëvendëskryeministri i vendit, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e britanez në Kosovë Ruairi O’Connell me të cilin ka biseduar për për zhvillimet politike në Kosovë. “Pasi që është në përmbyllje të mandatit të tij shfrytëzova rastin ta falënderoj dhe t’i shpreh mirënjohje për angazhim të jashtëzakonshëm që ka pasur për këto vite në vendin tonë. Përkushtimi dhe angazhimi i tij ka thelluar marrëdhëniet Kosovë- Britani dhe ambasadori si njohës i mirë i Kosovës, ka ndihmuar shumë në të gjitha proceset që ka kaluar vendi në konsolidimin e vazhdueshëm. Ambasadorin britanik e njoftova me qëndrimin e Nismës Socialdemokrate se në situatën e krijuar zgjidhja më e mirë janë organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë siç është Britania e Madhe”, ka shkruar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …