Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosove, Nicholas Abbott, të cilit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë. Limaj ka bërë me dije se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 6 tetor. “Pata kënaqësinë ta prisja në takim njoftues, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilit i urova mirëseardhje në Kosovë. Me ambasadorin Britanik biseduam për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 6 tetor në Kosovë. Kosova është me fat që ka miq të tillë siç është Mbretëria e Bashkuar e cila ka ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë. Në këtë takim me ambasadorin potencova bashkëpunimin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që vendi ynë ka me Mbretërinë e Bashkuar. Jam i bindur që ky bashkëpunim dhe ndihma e ambasadorit, Nicholas Abbott, në proceset që do të kalojë Kosova do të vazhdoj si deri me tani”, ka shkruar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …