Zëvendëskryeministri Pacolli: Kosova model suksesi për ndërtimin e paqes

Zëvendëskryeministri Pacolli: Kosova model suksesi për ndërtimin e paqes

Kosova, me përvojën e saj në ndërtimin e paqes, bashkë-jetesën në mes komuniteteve dhe tolerancën ndër-fetare mund të shërbejë si një model suksesi për vendet tjera në botë, ka theksuar zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, në inaugurimin e Konferencës Globale për Tolerancë dhe Paqe, e cila po i zhvillon punimet në Valletta të Maltës, ku edhe do ta ketë selinë. Siç njofton Zyra e Pacollit, në kuadër të kësaj konference, Pacolli ka qenë folësi kryesor, së bashku me kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, si dhe homologun e tij nga Malta, Ministrin e Jashtëm, Carmelo Abela.

Këshilli Botëror për Tolerancë dhe Paqe është themeluar nga një grup personalitetesh nga e gjithë bota, që përfshinë senatorë amerikanë, ambasadorë, vendimmarrës nga kontinente të ndryshme botërore dhe i cili, do të përkushtohet në nxitjen e iniciativave në të gjithë botën, për paqe dhe tolerancë. Këshilli do të funksionojë globalisht me institucionet e veta, me degë në të gjithë botën, duke përfshirë qarqe akademike, sociale dhe atë të mediave. Gjatë vizitës së tij dy ditore në Maltë, Pacolli u prit në takime të ndara nga Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca dhe ministri i Jashtëm, Carmelo Abela dhe ku ishte darkorduar për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe organizimin e një forumi ekonomik, gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Maltës në Kosovë, së bashku me biznese nga ky shtet.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …