Zëvendëskryeministri Pacolli takon kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Çekisë, Radek Vondráček

Zëvendëskryeministri Pacolli takon kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Çekisë, Radek Vondráček

Zëvendëskryeministri Pacolli, ka takuar sot gjatë ditës kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Çekisë, Radek Vondráček, në ditën e dytë të vizitës zyrtare. Në takim u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Parlamenteve të dy vendeve dhe shkëmbimin e përvojave. Pacolli vlerësoi se Çekia mund të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj të integrimeve evropiane dhe në përafrimin e legjislacionit të Republikës së Kosovës me BE-në. Gjatë takimit u bisedua hapur për bashkëpunimin e dy vendeve në fusha të ndryshme dhe për krijimin e një Grupi të Miqësisë ndërmjet Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe të Çekisë. Ministri gjatë ditës ka vizituar edhe Senatin e Parlamentit çek, një prej institucioneve më mbështetëse të Kosovës. Aty është pritur nga nënpresidenti i Senatit, Jiří Růžička dhe anëtarët e delegacionit të tij ku u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …