Zëvendëskryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli është optimist se javën e ardhshme qeveria e Kosovës do të mund të pezullonte taksën 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake. “Unë besoj se kështu edhe do të jetë por edhe insistoj që në të gjitha bisedimet me partnerët tanë të cilat ne i kemi do t’i kemi edhe në të ardhmen”, ka deklaruar ai. Pacolli thotë se dialogu nuk duhet të kushtëzohet me taksën. “Duhet të potencojmë se dialogu nuk duhet të kushtëzohet nga taksa. Ne të ulemi në tavolinën e dialogut por nëse është e nevojshme edhe në të njëjtën ditë të diskutohet për taksën. Kjo është rruga më e drejtë. Nuk e kemi ndërmend të kushtëzohemi prej askujt. Nuk ka nevojë të kushtëzohet as dikush prej nesh pon të ulemi të shikojmë njëri-tjetrin në sy”, ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …