Zëvendëskryeministri serb dhe lideri i PSDS , Rasim Lajiq i ka bërë të ditura propozimet e para konkrete në lidhje me dialogun për çështjen e Kosovës. Ai ka thënë se fundi i dialogut nuk do të rezultojë me njohje, por Kosova do të pranohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përjashto OKB-në. Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën, sipas tij, do të jetë në tri faza, nëpërmjet pranimit të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, me përjashtim të OKB- së pa njohjen e saj nga ana e Serbisë. Ndërsa kjo e fundit, sipas tij, do të ketë përfitime financiare. Kjo është platforma më e shkurtë për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, të cilën zëvendëskryemistri dhe lideri PSDS-së Rasim Lajiq, ka thënë se do ta paraqes kryetari serb Aleksandar Vuçiq. Ky është shembulli i parë konkret i partive, pasi që Vuçiqi e ka shpallur hapjen e dialogut të brendshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …