Stojanoviq

Zëvendëskryeministri Stojanoviq paralajmëron se përfaqësuesit serb mund ta bojkotojnë Kuvendin e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq ka paralajmëruar se përfaqësuesit serb mund ta bojkotojnë Kuvendin e Kosovës. Duke aluduar në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës ku do të procedohet projektligji për Trepçën, gjatë mbledhjes urgjente në seancën e jashtëzakonshme të katër komunave serbe në Zveçan, ai theksoi se situata e krijuar është e papranueshme. Vendimi për Trepçën nuk është ekonomik, por politik. Në këtë situatë të krijuar, mund të vijmë në një situatë ku ne nuk do të marrim më pjesë në asnjë votim që do të bëhet në Kuvendin e Kosovës, ka thesuar zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …