Zëvendëskryetari Aliu priti në takim humanistin Halil Kastrati

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim hoxhë Halil Kastratin nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” ku ndër të tjera biseduan për gjendjen e qytetarëve dhe familjet nevojtare në Komunën e Vitisë. Temë diskutimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive për arritjet e një memorandumi bashkëpunimi mes Komunës së Vitisë dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë të kësaj komune. Zv.kryetari Aliu shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për ti dal në ndihmë familjeve që kanë nevojë për strehim. Ndërkohë e njoftoi mysafirin për iniciativat që Institucionet komunale, në bashkëveprim edhe me mërgatën kanë ndërtuar shtëpi të shumta për familjet në nevojë. Zv.kryetari Aliu, e përgëzoi për punën z.Kastrati dhe e falënderoi për iniciativat e ndërmarra ë për t’i ndihmuar nevojtarët në komunës së Vitisë, me që rast e nderoi me një mirënjohje. Humanisti Halil Kastrati, bëri të ditur se deri më tani në komunën e Vitisë, shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka ndërtuar 10 shtëpi për familjet me gjendje të rëndë ekonomike, ndërkohë që shprehu gatishmërinë për shpërndarjen e 500 pakove me mish, për familjet e komunës së Vitisë, me gjendje të rëndë sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …