leoni

Zëvendëskryetari, Hajdin Berisha, priti një ekip nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Zëvendëskryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha priti në takim ekipin nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të Republikës së Kosovës, në këtë takim informues, merrnin pjesë edhe zyrtarë nga Komuna e Rahovecit. Zëvendëskryetari, Berisha i njoftoi përfaqësuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, me përgatitjet e ekipit lokal i cili do të jetë në gatishmëri të plotë në bashkëpunim me ju dhe kompaninë Zona-park e cila e implementon projektin për repelimin e kafshëve në tërë territorin e komunës së Malishevës, ai në vazhdim theksoi.”Preventivat e nisura me kohë, e koha me e duhur është fillim marsi u bëjë thirrje që të filloni me repelimin e kafshëve në javën tjetër të marsit. Përvojat tona, që nga viti 2014 kanë treguar efikasitet dhe për fat të mirë që nga ajo kohë nuk kemi pas viktima nga EHKK, por as të infektuar me këtë virus vdekjeprurës, ne si qeveri lokale do të jemi me kapacitete të plota në shërbim të këtij aktivitet shumë të domosdoshëm që eviton një sëmundje epidemike” përfundoi Berisha. Ndërsa, Sadik Heta, Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies, pran Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, tha se “ Gjatë viti 2018 kishim vështirësi në zbatimin e projektit të tillë , për shkaqe procedurale, por këtë vit i kemi bërë të gjitha parapërgatitjet dhe do të fillojmë që nga java tjetër e marsit me repelimin e kafshëve në Komunën e Malishevës, Rahovecit me disa fshatra dhe Suharekës. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës, Murat Hoxha, u ofroi bashkëpunim të plotë dhe profesional në zbatimin e repelimit të kafshëve në të gjitha fshatrat e Malishevës, me gjithë potencialin që ka si drejtori por edhe me udhëheqësit e fshatrave si dhe do të bëjmë orarin për së cilin fshat si çdo herë tjetër. Në fund edhe përfaqësuesi i kompanisë që do ta realizoi projektin trevjeçar, Besnik Hoti- Operator Ekonomik, tha se jemi përgatitur plotësisht dhe që nga java tjetër fillojmë me zbatim pasi edhe produktin e kemi siguruar dhe është me cilësi dhe standarde evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …