Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, nuk ka përmendur ndonjë datë të mundshme se kur mund të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë për “Epokën e re”, se kjo seancë do të mbahet kur të këtë kushte politike dhe objektive. Hoxhaj ka deklaruar se, krahas shpejtësisë së krijimit të institucioneve, është e rëndësishme edhe cilësia e këtyre institucioneve. Sipas tij, koalicioni PAN është i interesuar të krijojë një konsensus politik për temat e mëdha që e presin Kosovën. Hoxhaj ka përsëritur se PAN-i do të këtë kandidat të vetëm për kryeparlamentar Kadri Veselin.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …