Zëvendësministrat e MI-së pritën në takim presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit

Zëvendësministrat e Ministrisë së Infrastrukturës, Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota, pritën në një takim presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) Jean Todt, njëherësh i dërguar special për sigurinë në rrugë i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Jean Todt, i cili po viziton Kosovën.

Në këtë takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe FIA-s, në aspektin e sigurisë rrugore, në mënyrë që të ndërmerren të gjitha masat për sigurimin e fëmijëve në komunikacionin rrugor, si dhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Zëvendësministrat Muharremi dhe Mujota, u shprehën se ndihen të nderuar për vizitën që Todt i bëri Kosovës dhe veçanërisht Ministrisë së Infrastrukturës. Zëvendësministrat e MI-së e njohën Todt me zhvillimet të cilat po ndodhin në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, duke ndërtuar Autostrada dhe rrugë të reja. Zëvendësministrat e njoftuan Todtin lidhur me atë që është duke u punuar në maksimum për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Ministria e Infrastrukturës, do të bëjë atë që është e mundur për të rritur sigurinë në komunikacionin rrugor, duke shtuar kontrollimin teknik të automjeteve, mbikëqyrjen e procesit të vlerësimit të kandidatëve për dhënien e patentë-shoferëve etj. MI-ja gjithashtu do të japë kontributin e saj në ndërtimin e infrastrukturës rrugore e cila do të ndihmonte në zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit të Automobilizmit në Kosovë, u tha në këtë takim.

Ndërsa, në anën tjetër Todt, i shprehi falënderimet e tij, për mikpritjen nga ana e zëvendësministrave. Ai e vlerësoi shumë punën të cilën po e bënë ministria e Infrastrukturës në ndërtimin e rrugëve të reja duke ua lehtësuar jetën qytetarëve të saj. Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Jean Todt, ka vlerësuar përkushtimin e Kosovës në avancimin e sportit, duke përfshirë edhe automobilizmin.

Todt theksoi se Kosova si shtet i ri ka mbërri shumë. Ai tha se: “Vendet evropiane janë duke e zvogëluar numrin e aksidenteve në rrugë. Edhe Kosova duhet të punojë në këtë drejtim në mënyrë që, numri i aksidenteve në Kosovës te jetë më i vogël për 50 për qind, duke e rritur nivelin e edukimit për pjesëmarrjen në komunikacionin rrugor, zbatimin e ligjeve si dhe kujdesin pas aksidenteve. Për të arritur zvogëlimin e aksidenteve në Kosovë duhet të arrihet më shumë në edukim, në zbatimin e ligjeve të cilat i ndalojnë rreptësisht veprimet të cilat në pjesën më të madhe i shkaktojnë aksidentet.

Edhe kryetari i Federatës së Automobilizimit të Kosovës, Ismet Rexhepi i cili ishte pjesëmarrës në këtë takim, me këtë rast e falënderoi MI-në për bashkëpunimin  me Federatën e Automobilizmit të Kosovës. Rexhepi theksoi se janë të gatshëm për bashkëpunimin me MI-në që të rritet siguria në komunikacionin rrugor të vendit tonë.

Në fund të këtij takimi  zëvendësministres Muharremi dhe Todt, nënshkruan një deklaratë për sigurinë e fëmijëve në komunikacionin rrugor.

Ndërsa Todt, i dhuroi zëvendësministres  Muharremi një publikim, rregullat e art të sigurisë në komunikacionin rrugor.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …