Zëvendësministri Abdyl Ymeri priti drejtuesit e OVL të UÇK-së

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Abdyl Ymeri, priti në një takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetarin Migjen Shala. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e mirë të Organizatës së Veteranëve të Luftës me institucionet e Republikës së Kosovës. Zëvendësministri Ymeri tha se bashkëpunimi me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh kontributin e tyre në çlirimin e vendit. “Ne do t’u gjendemi gjithmonë pranë organizatave të dala nga lufta, dhe brenda mundësive buxhetore do t’u ndihmojmë edhe në të ardhmen”, tha ai. Ndërkaq kryetari Gucati u shpreh i kënaqur më bashkëpunimin korrekt dhe trajtimin institucional ndaj organizatave të dala nga lufta. “Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e ndërsjellë mes OVL-së dhe MPMS-së. Ne sot morëm zotime nga zëvendësministri Ymeri se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, tha kryetari Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …