Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është pritur nga homologu i tij zëvendësministri i Drejtësisë z. Eridian Salianji. Çelaj, së bashku me Drejtorin e Shërbimit Sprovues të Kosovës janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave në fushën e sistemit të ekzekutimit të sanksioneve penale dhe në veçanti të masave alternative. Gjatë këtij takimi të dy zëvendësministrat diskutuan për mundësit e unifikimit të Shërbimit Sprovues në mes të dy vendeve, në mënyrë që të lehtësohen procedurat sa i përket aplikimit të këtij shërbimi në të dy vendet.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …