Zëvendësministri Dukolli vizitoi institutet e mjekësisë së punës në Kastriot dhe Gjakovë

Këshilli Nacional për Shëndet dhe Siguri në Punë, i cili kryesohet nga zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, me bashkëpunëtorët vizitoi Institutin e Mjekësisë së Punës në Kastriot dhe Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë. Në këtë vizitë me karakter njohës, zëvendësministri Dukolli është pritur nga drejtori i Institutit në Kastriot, Dr. Rexhep Kaqurri dhe Dr. Luan Nagavci, drejtor i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë. Zëvendësministri Dukolli, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit Nacional për Shëndet dhe Siguri në Punë, u njoftua nga afër me punën, kushtet dhe shërbimet që ofrojnë institutet e mjekësisë së punës në Kastriot dhe Gjakovë. Ai u shpreh i kënaqur me punën,  shërbimet dhe produktet që këto dy institute ofrojnë për qytetarët. Me këtë rast ai tha se Ministria e Punës dh Mirëqenies Sociale do të jetë çdo herë afër dhe e gatshme që të ndihmojë këto institucione, të cilat janë shumë të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve të specializuara për të punësuarit e sektorit publik dhe atij privat. Drejtuesit e këtyre instituteve, Dr. Kaqurri dhe Dr. Nagavci falënderuan zëvendësministrin Dukolli për vizitën dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe përkrahjen institucionale për institucionet e mjekësisë së punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …