Zëvendësministri Faton Thaçi shpalosi të arriturat dhe sfidat e MTI-së në 10-të vjetorin e pavarësisë ekonomike të vendit

Zëvendësministri i MTI-së, Faton Thaçi, në fjalimin e tij drejtuar komunitetit të bizneseve nga paneli i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, me rastin e 10-të vjetorit të Pavarësisë së Republike së Kosovës, tha se gjatë viteve të shkuara, Kosova ka shënuar trend pozitiv të rritjes ekonomike si: Integrimi në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, tërheqja e Investime të Huaja Direkte (IHD), përmirësimi i kornizës ligjore (harmonizimi me ato të Bashkimit Evropian), përmirësimi iinfrastrukturës, forcimi i institucioneve demokratike të qëndrueshme dhe shndërrimi në një ekonomi të udhëhequr nga parimet e tregut të lirë me konkurrencë të barabartë. Ndër të tjera, ai shtoi se ekonomia Kosovare, në jubilarin “10 Vite të Pavarësisë Ekonomike”, mund të themi dhe vlerësojmë se ka shënuar një rritje të ndjeshme prej viti në vit, e që rritja është bazuar në një model të veçantë të zhvillimit në dy shtylla. Shtylla e parë janë remitancat e mëdha dhe Investimet e Huaja Direkte nga diaspora që rrisin kërkesën e brendshme nëpërmjet konsumit familjar, ndërsa shtylla e dytë është niveli i lartë i investimeve publike.

Ndër detyrat dhe përgjegjësitë e MTI-së janë:

Krijimi i kushteve sistemore për tregti, industri dhe punë komerciale; dhe

Krijimi i politikave të punës dhe zbatimi i legjislacionit për përkrahjen e konkurrencës së mirëfilltë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …