Zëvendësministri Hoti: Rinia e Kosovës të mos jetë më e izoluara

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka marrë pjesë në inaugurimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor e cila është një iniciativë e përbashkët e Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, me qëllim të promovimit të bashkëpunimit dhe frymës së pajtimit mes të rinjve në rajon.

Inaugurimi është mbajtur në Tiranë, aty ku do ta ketë selinë qendrore kjo zyrë.

Gjatë fjalës së tij, zëvendësministri Hoti tha se themelimi i kësaj zyre paraqet një prej iniciativave më të mira deri më tani.

Hoti tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, që nga fillimi i kësaj iniciative ka ofruar bashkëpunim të plotë dhe konstruktiv, duke u angazhuar në të gjitha aktivitet përgatitore në procesin e Zyrës Rajonale, një procesi transparent të shoqëruar me pjesëmarrjen edhe të shoqërisë civile.

“Iniciativa për një projekt të tillë, është për tu vlerësuar, përveç tjerash duke pasur për bazë se qëllimi parësorë i saj është nxitja e pajtimit në mes të popujve të Ballkanit, përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimeve rinore”, u shpreh zëvendësministri Hoti.

Duke folur për rininë e Kosovës, ai tha se fatkeqësisht ajo mbetet e vetmja e izoluar për shkak të vizave dhe në këtë pikë ka kërkuar ndihmë për përmirësimin e një situate të tillë.

Tutje, zëvendësministri informoi se Qeveria e Kosovës i ka adresuar përgjegjësitë institucionale në raport me Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinorë.

“Në Buxhetin e vitit 2017, ne e kemi përfshirë obligimin tonë financiarë, ashtu siç jemi dakorduar në përqindjen e pjesëmarrjes për shtetet respektive ( në këtë rast 10.2%)”, tha zëvendësministri.

Hoti njoftoi gjithashtu se është hartuar edhe draft ligji për aprovim, fillimisht në Qeverinë e Kosovës, i cili do të aprovohet javën që vjen në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, për të vazhduar më pas me ratifikimin në Kuvendin e Kosovës.

Ai falënderoi Qeverinë Gjermane, Franceze dhe Austriake për ndihmën e ofruar në këtë proces përmes përfaqësive diplomatike në ofrimin e mbështetjes në të gjitha takimet e grupit punues si dhe në takimet e nivelit politik të mbajtura deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …