Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka pritur sot në Ministrinë e Mbrojtjes Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar, me të cilin u bisedua për zhvillimet e përgjithshme aktuale në Kosovë dhe mbi raportet mes dy shteteve partnere. Ai tha se në zhvillimin e përgjithshëm në Kosovë, sikurse edhe në rrugën tonë veri-atlantike, mbështetja e Turqisë është e rëndësishme. “Kosova është e përkushtuar në zhvillimin e gjithmbarshëm, avancimin e rrugës së saj drejt integrimeve në NATO-s dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj pa dallime”, tha zëvendësministri Ramadani. Nga ana e tij, Ambasadorin turk në Kosovë Çağrı Sakar vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme, duke theksuar vazhdimin e mbështetjes për Kosovën nga ana e Republikës së Turqisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …