Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi. Ai sot ka zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij vendi. Xhemajlaj ka marr mbështetje nga pala turke për shkëmbim të përvojave. “Sot në Ankara u mbajtën disa takime me zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë. Fillimisht u pritëm nga zv.Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, z.Muhterem INCE dhe pastaj në Shtabin e Përgjithshëm të Xhandarmërisë u pritëm nga Komandanti i Xhandarmërisë Turke Gjeneral Arif Çetin. Po ashtu vizituam edhe Qendrën Operative dhe Qendrën Monitoruese MOBESE”, ka shkruar Xhemajlaj. Në këto takime, sipas Xhemajlajt u bisedua për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy ministrive në fushën e Sigurisë. “Pala turke shprehu gatishmërinë e saj për mbështetje dhe shkëmbim të përvojave me Policinë Kosovës, Agjencionin e Emergjencave dhe QKMK-në në trajnime dhe pajisje”, ka thënë Xhemajlaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …